Zgjedhjet paralele në Kosovë, votime në veri të Mitrovicës e Novo Bërdë

Në Veri të Mitrovicës dhe Novobërdë po zhvillohen zhedhjet paralele serbe edhe pse qeveria e Kosovës, EULEX-i dhe Bashkimi Evropian janë shprehur se nuk do t’i njohin rezultatete e këtyre zgjedhjeve duke i vlerësuar jolegjitime.
Gjithcka filloi më 24 dhjetor të vitit të kaluar, kur qeveria e Serbisë mori vendim për shpërndarjen e kuvendeve komunale të Mitrovicës dhe Novo Bërdës, duke shpallur sipas tyre, zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto dy komuna.
Reagimi ndërkombëtar nuk ndikoi tek qeveria serbe e cila ishte edhe pjesë e fushatës parazgjedhore në veriun e Mitrovicës ku siç thuhet të drejtë vote kanë 20.372 votues, ndërsa në Novo Bërdë 1.775. Përveç se në këto komuna, për këto zgjedhje paralele Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur edhe në Serbi, në pesë qendra votimi në qytetet: Beograd, Novi Sad, Kralevë, Kragujevc dhe Nish ku në garë janë 13 lista për Kuvend Komunal në Veri të Mitrovicës dhe katër në Novo Bërdë.
Këshilli nacional serb i ka bërë thirrje serbëve që të dalin në këto zgjedhje duke konfirmuar se ata njohin vetëm institucionet e Serbisë, Qeveria e Kosovës i konsideron këto zgjedhje si të paligjshme ndaj nuk do të bashkëpunojë me strukturat paralele që do të dalin si rezultat i tyre.
Nga ana tjetër është edhe EULEX-i që zgjedhjet komunale serbe që zhvillohen në veri të Mitrovicës dhe Novo Bërdë i ka cilësuar si zgjedhje të paligjshme ashtu si edhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith, i cili ka theksuar se Bashkimi Evropian nuk do t’i njohë zgjedhjet në veri të Kosovës.
Në prag të këtyre zgjedhjeve është zhvilluar edhe një mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ku kryetari i kësaj komune Avni Kastrati ka vlerësuar se zgjedhjet në pjesën veriore të qytetit janë jolegjitime ndërsa serbët lokal i porositi që sa më shpejtë të kthehen nga e ardhmja dhe të përgatiten për zgjedhjet lokale të Kosovës që do të zhvillohen në muajin shtator.
Agim Popoci < I mëparshmi