E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, policia blindon kufinjtë në të gjitha pikat

Policia e Kosovës ka dërguar një numër të madh forcash në dy pikat kufitare, Merdare dhe Dheu i Bardhë.
Mësohet se rruga deri në kufij është pothuajse e zbraztë, ndërsa në pikën kufitare vërehen forca të mëdha policoredhe njësitë elite janë të pajisura edhe me makineri të rëndë.
 

Momentalisht qytetarë dhe mallra po hyjnë dhe po dalin normalisht, ashtu si në çdo ditë të zakonshme pune.
Ndërkohë, Policia është duke bërë edhe kontroll të rreptë të udhëtarëve që hynë në Prishtinë nga qytetet e tjera të Kosovës.
 

Uniformat blu po kontollojnë cdo autobus, për të verifikuar nëse udhëtarët janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky kontroll është po realizohet për të gjithë udhëtarët që hynë në Prishtinë, duke vënë punkte policore gjatë hyrje daljeve në kryeqytet.
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se sot në ora 13:00 do të bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë, atë të Merdarës dhe Dheu të Bardh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›