E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, zv.kryeministri Bukoshi nën hetim

Kosova mund tëmbetet me një zv.kryeministër nëse prokurorja angleze, Maria Bamieh, jep urdhër për arrestimin e Bujar Bukoshit. Ai tashmë zyrtarisht po hetohet për shpërdorim të detyrës, të autorizimeve dhe lajmërimeve të pavërteta të veprës penale.
Prokuroria Bamieh pretendon se ka gjetur prova se Bukoshi sa ishte ministër i Shëndetësisë kishte dëmtuar qëllimisht një kompani farmaceutike. Në këtë mënyrë, besohet se në bashkëpunim me sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, Bukoshi ka shpërdoruar me detyrën.
 

Sipas dosjes së prokurores Maria Bamieh, në rastin e Ministrisë së Shëndetësisë, më 25 nëntor 2011, Prokuroria ka marrë vendim për zgjerimin e hetimeve ndaj të dyshuarve: Bujar Bukoshi, Zenel Kuçi, Hajrullah Fejza dhe Bekim Fusha.
Në pikën e parë të propozimit të prokurores për caktimin e masës së paraburgimit për sekretarin e përgjithshëm të MSH-së, Ilir Tolaj, shefin i Prokurimit, Zenel Kuçi, shefin e Departamentit të Farmacisë, Bekim Fusha, si dhe shefin e Divizionit të Cilësisë së Shërbimeve dhe Arkivit, Hajrullah Fejza, të arrestuar të enjten, që ka të bëjë me shpërdorimin e detyrës përmendet zëvendëskryeministri.
 

“Në periudhën kohore ndërmjet datës 1 qershor 2006 dhe 1 qershor 2011, Ilir Tolaj në bashkëpunim me Bujar Bukoshin dhe Arbenita Pajazitin, kanë udhëhequr një fushatë kundër kompanisë `Jona Med`, për të siguruar që `Jona Med` të mos fitonte asnjë kontratë. Ata kanë dërguar dy inspektorë te selia e kompanisë kanë paraqitur një kallëzim të rremë penal kundër `Jona Med`, kanë refuzuar t`i japin licencën për eksport-import dhe nuk ia kanë vazhduar kontratën”, ka thënë prokurorja. Sipas saj, Ilir Tolaj dhe Bujar Bukoshi në bashkëpunim me Zenel Kuçin, në periudhën kohore janari 2007-dhjetor 2011, kishin udhëhequr një fushatë edhe kundër kompanisë “Sante Pharm”, duke ia pamundësuar fitoren në tender të MSH-së, ndonëse ishte kompania e vetme e licencuar për importin e barnave kundër sëmundjes së sklerozës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›