Kosovë, policia në kufirin me Shqipërinë
Kontrolli i kufirit me Shqipërinë pas 28 prillit do të kalojë nën kompetencën e Policisë së Kosovës.Kështu ka bërë të ditur komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Markus Bentler,pas takimit që ka zhvilluar me komandantin e forcave të bashkuara aleate në Napoli,admiralin amerikan Mark Fitzgerald.
“Do të jetë një process që do të ndiqet hap pas hapi,do të fillojë me Shqipërinë nga 28 prilli dhe më pas do vazhdojë me pikat e tjera kufitare duke bërë analiza të kujdesshme.Për sa i përket vijës administrative të kufirit me Serbinë kjo kuptohet që kërkon më shumë kohë,pasi ka shumë çështje që duhen adresuar,por ne jemi duke punuar me partnerët serbë në anën tjetër që të mbajmë këtë kufi administrativ sa më të sigurtë”, tha Markus Bentler.Komandant i KFOR-it.
Komandanti i forcave të bashkuara aleate në Napoli,admirali Mark Fitzgerald tha se KFOR-i është i gatshëm të ruajë sigurinë e qytetarëve të Kosovës. “Për sa i përket transferimit të kompetencave në FSK-në,mandati ynë nga NATO është që të zhvillojmë këto kapacitete primare tani dhe pas realizimit të kapaciteteve të plota operacionale do t’ju mbetet institucioneve kosovare që t’i ngarkojnë detyra të reja, përmes Kushtetutës”, vijoi Bentler.
Ishte planifikuar që në Kosovë të mbërrinte edhe Komiteti Ushtarak i NATO-s i kryesuar nga Admirali Giampaolo Di Paola por kjo vizitë u anulua për shkak të problemeve të krijuara me trafikun ajror në Evropë.
Bul Salihu