Basha mbështet autorët e filmit “Falja e Gjakut”
Nga Express më 18 shtator 2011 në ora 17:47
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha priti regjisorët dhe producentët e filmit “Falja e Gjakut”, fitues i Ariut të Argjendtë në festivalin e filmit të Berlinit, për skenarin më të mirë.
“Falja e Gjakut” u shfaq të premten në Tiranë, në premierën e tij botërore. Bashkia e Tiranës ka mbështetur premierën e filmit. Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha shprehu vlerësimin e tij për filmin dhe për mënyrën se si regjisori amerikan, Joshua Marston dhe bashkëproducenti shqiptar, Andamion Murataj e kanë trajtuar realitetin tonë.
Filmi “Falja e Gjakut”, është vlerësuar nga kritika e filmit dhe gëzon shumë shanse që të nominohet për çmimin Oskar, për skenarin më të mirë.