E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Krasniqi takoi trupën e Baletit të Kosovës

Nga Express më 18 shtator 2011 në ora 17:46

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka pritur të premten në një takim trupën e Baletit të Kosovës, e cila para disa ditëve në edicionin e sivjetshëm të Festivalit Ndërkombëtar të Spektaklit, që është mbajtur në Cyrih të Zvicrës, mahniti publikun zviceran. Trupa e Baletit të Kosovës në këtë festival ishte paraqitur me shfaqjen “Oh! Zoti im”.

Ministri Krasniqi i uroi anëtarët e trupës për këtë sukses, dhe u shpreh se ndjehet mjaftë mirë që dita ditës Kosova po promovon kulturën e vet dhe vullnetin për të qenë në hap me zhvillimet kulturore në botë. Ai iu konfirmoi atyre se do të kenë mbështetjen e plotë të tij dhe të ministrisë edhe në aktivitetet në të ardhmen. Në veçanti, premtoi ministri se shumë shpejtë do të ketë edhe përmirësim të kushteve të punës.

Nga ana tjetër, drejtori i Baletit të Kosovës, Ahmet Brahimaj falënderoi ministrin për angazhimin dhe interesimin mjaftë të madh që ka treguar për këtë institucion por edhe institucionet tjera të kulturës. Ai premtoi se sukseset e Baletit të Kosovës do të jenë edhe më të mëdha në të ardhmen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›