Franca kundër shtimit të trupave në Afganistan
Franca nuk do të dërgojë trupa të tjerë shtesë në Afganistan. Por ky shtet do të kërkojë që të mundësohet fuqizimi i vetë trupave afgane. Kështu deklaroi ditën e enjte presidenti francez Nicolas Sarkozy në një intervistë për shtypin francez.
"A është e domosdoshme që të qëndrojmë në Afganistan? Përgjigja ime është po. Por Franca nuk do të dërgojë më trupa shtesë,"- deklaroi Sarkozy në një intervistë për gazetën e njohur franceze "Le Figaro", duke ripërsëritur qëndrimin e njohur francez lidhur me numrin e trupave. Britania e Madhe ka rënë dakord në parim për të dërguar 500 trupa shtesë në Afganistan. Kryeministri britanik Gordon Brown deklaroi ditën e mërkurë se edhe Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e shtimit të kontingjentit ushtarak për të intensifikuar luftën kundër rebelëve talebanë.