E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, qeveria dënon vrasjen e Salihut

Qeveria e Kosovës dënoi aktin kriminal të vrasjes së drejtorit të Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, Remzi Salihu.

“Ky është një sulm i rëndë kundër institucioneve të Republikës së Kosovës dhe cënim i rëndë i integritetit të zyrtarit instiucional në vendin e tij të punës”, thuhet në një deklaratë për mediat të ekzekutivit koosvar.

Qeveria u kërkoi organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat  që autorët e këtij akti kriminal të dalin sa më shpejtë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Gjithashtu qeveria e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Salihu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›