Kosovë, qeveria jo përfshirjes së EULEX-it në Kushtetutë
Qeveria e Kosovës nuk është dakort që EULEX-i të bëhet pjesë e Kushtetutës përmes një amendamenti kushtetues. Një zyrtar i lartë qeveritar, i cili ka folur për gazetën Koha në kushte anonimiteti, ka thënë se në mbledhjen e Grupit Drejtues Ndërkombëtar, kryeministri Hashim Thaçi ka refuzuar kërkesën që të bëhet një amendament në aktin më të lartë juridik të Kosovës, i cili do t`i jepte mandat EULEX-it.
“Nuk është në interesin tonë që EULEX-i të jetë në Kushtetutë me mandat pa afat të caktuar. Kjo do të kishte disa kontradikta. Pesë vende anëtare të BE-së nuk e njohin pavarësinë dhe nuk mundet që një mision që është edhe i këtyre vendeve, të jetë pjesë e Kushtetutës”, i ka thënë gazetës ky zyrtar.
Sipas të njëjtit burim, vendet anëtare të Grupit Drejtues Ndërkombëtar dhe zyrtarët evropianë, ndonëse kanë insistuar në futjen e EULEX-it në Kushtetutë, kanë rënë dakort në fund që të vazhdojë puna e EULEX-it në bazë të një ftese nga institucionet e Kosovës.