E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rasti Asanaj”, FBI mbërrin në Kosovë

Hetuesit e FBI-së kanë mbërritur në Kosovë, për të hetuar në lidhje me vdekjen e ish-shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit Dino Asanajt.
 

Lajmi është konfirmuar nga Ambasada amerikane ndërsa ekspertët amerikanë ishin në Departamentin për Mjekësi Ligjore ku kanë marrë raportin e autopsisë, prova dhe ekzaminime të tjera në lidhje me rastin.
 

Fjala përfundimtare e tyre në cilësi të ekspertëve pritet të qartësojë shumë mistere dhe gjithashtu të japin një përgjigje për pikëpyetjen e madhe, për rrethanat nëse Dino Asanaj, ish-Shef i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), është vrarë apo vetëvrarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›