Gjermani pengmarrja shenon kater viktima

Të paktën tre persona të marrë peng dhe një person i armatosur janë vrarë në qytetin gjerman Karlsruhe . Sipas njoftimeve të fundit të policisë vendase mes viktimave nuk ka gra apo fëmijë.
"Hapja e zjarrit ndodhi kur përmbaruesit u përpoqën që të largonin nga apartamenti banorët të cilët nuk kishin paguar qiranë.
Në këtë moment një burrë hapi zjarr dhe mori peng disa persona", tha zyrtari i policisë. Ende mbeten të paqarta rrethanat e tjera mbi të cilat është zhvilluar ngjarja e rëndë.
Vendngjarja është rrethuar nga forca të shumta policie, ndërsa janë rritur menjëherë masat e sigurisë në zonën përreth.