Gjenden trupat e dy piloteve turq
Gjenden trupat e dy pilotëve turq, të cilët pilotonin avionin e rrëzuar nga Siria në muajin maj.
Lajmin e bëri të ditur televizioni turk “TRT”, që informoi se pilotët u gjetën në fund të shtratit të Detit Mesdhe, në një zonë të dyshuar si më parë si vendi ku ishte përplasur avioni “Phanton F-4”, i qëlluar nga bateritë bregdetare kundërajrore, pasi hyri në hapësirën ajrore siriane.
Komanda e forcave të armatosura të Turqisë tha se po punonte për nxjerrjen e kufomave nga deti.
Të dy pilotët ishin ende të lidhur në kabinën e tyre dhe nuk kishin pasur kohë të hidheshin me parachute. Gjetja e trupave të pilotëve u mundësua nga shqyrtimi i shtratit të detit nga një anije e specializuar amerikane.
Gjuajtësi turk u rrëzua në datën 22 qershor, duke krijuar një incident diplomatik midis dy vendeve. Ankaraja e konsideroi rrëzimin e avionit si një akt agresioni dhe si rrjedhojë zhvendosi njësi të shumta ushtarake në kufi me fqinjin jugor.
Nga ana e tij, Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, pranoi se ndiente keqardhje të thellë për faktin se avioni i qëlluar ishte turk dhe pranoi se do të kishte dashur që incidenti të mos kishte ndodhur, në një intervistë të dhënë në një të përditshme turke gjatë javës.