E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani pengmarrje e pergjakshme

Qyteti i Karlsruhe në Gjermani ka përjetuar këtë të mërkure momente paniku dhe frikë, kur një i armatosur mori peng disa perosna. Pengmarrja ka rezultuar e përgjakshme, pasi agresori dhe 4 pengje janë gjetur të vdekur ka bërë të ditur policia.
Pengmarrësi u dëbua nga pronarët e shtëpisë pasi nuk kishte paguar qeranë. Kjo ka mjaftuar që ai të mbajë peng banorë të tjerë të apartamnetit.
Policia me dhunë depërtoi në banesë, pasi ishte vërejtur tymi dhe zbuloi trupat e pajetë brenda. Sipas policise ndër personat e vrarë ishte ekzekutori, pronari i ri i banesës, kujdestari dhe mjeshtri i çelësave.
Pengmarrja nisi kur përmbaruesit mbërritën në mëngjes për të debuar agresoin nga apartamenti në qytetin jugperëndimor. Rreth orës 9.00 të mëngjesit u dëgjuan të shtëna dhe u thirrën menjeherë forcat e policisë.
Një shkollë atyre pranë u evakuua menjeherë sapo u dëgjuan të shtëna.
Gazetari i BBC në Berlin, thotë se është ende i paqartë fakti nëse policia kontaktoi apo jo me pengmarrësin para se të dëgjoheshin të shtënat. Mediat gjermane thonë se 4 trupat e pajetë dhe i agresorit u gjetën nëbanesë në katin e fundit të ndërtesës. Më pas u gjet dhe trupi i pajetë ë një gruaje. Policia beson se i armatosuri është një gjahtar i cili posedonte disa armë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›