E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, qeveria me plan për Veriun e vendit

Mediat kosovare kanë publikuar sot dokumentin qeveritar, që përmban “zbatimin e vizionit për Veriun”. Marsi është koha kur qeveria synon zbatimin e tij, ndërsa mësohet se në prashikohet roli edhe i kryetarëve të komunave të Veriut. Për Veriun ekzistojnë dy dokumente paralele, njëri i qeverisë së Kosovës, i cili është përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar, dhe tjetri i cili çdo moment po “rifreskohet” mes zyrtarëve ndërkombëtarë, kryesisht amerikanë + ICO dhe atyre vendorë. Dokumenti qeveritar përmban idetë se si qeveria planifikon të eliminojë strukturat paralele me përfshirjen e udhëheqësve të komunave serbe si dhe pranimin e shërbimeve shëndetësore të Serbisë dhe kurrikulit arsimor serb, nëse ato bëhen transparente. Dokumenti i hartuar në dhjetor sipas diplomatëve perëndimorë në Prishtinë, më shumë është një dëshirë e qeverisë së Kosovës, e hartuar në frymën e një realiteti të ri të krijuar pas aksionit të ROSU-së në Veri, dhe si përgjigje ndaj thirrjeve europiane që qeveria të ketë vizionin e saj për pjesën problematike të Kosovës. Dokumenti qeveritar tregon për veprimet që duhen ndërmarrë dhe formën se si duhet zbatuar ato. Por derisa ky “vizion” nuk ka nisur së zbatuari, veprimet e parapara, sipas një zyrtari të lartë qeveritar po punohet që këto të adaptohen nga muaji mars.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›