Rexhepi: Nuk do të ketë status special për veriun

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, e ka vlerësuar të domosdoshëm presionin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë, për integrimin e serbëve të veriut në jetën politike dhe institucionale të Republikës së Kosovës.
“Presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë është i domosdoshëm, sepse problemi kryesor i mosintegrimit të serbëve të veriut është interferimi i shtetit serb në jetën e tyre”, ka deklaruar ministri Rexhepi.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, ai ka hedhur poshtë idetë që veriut t`i jepet status special. Gjithashtu Rexhepi ka hedhur poshtë edhe katërpikëshin e presidentit të Serbisë, Boris Tadic.
“Ai është duke hapur tema të tilla vetëm për konsum të brendshëm politik, sidomos në kohën kur Serbia do të ketë zgjedhje”.