Kosovë, qytetarët e Ferizajt votojnë sot për kryetarin e komunës

Qytetarët e Ferizajit i janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur udhëheqësin e tyre.
Qytetarë me të drejtë vote janë rreth 96 mijë, ndërsa janë hapur gjithsej 124 vendvotime. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Si zakonisht, zgjedhjet po vëzhgohen nga koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim.
Në garë për kryetarin e Ferizajt marrin pjesë gjashtë kandidatë të partive politike, një nga iniciativat qytetare dhe një kandidat i pavarur.
Qytetarët e Ferizajt do të zgjedhin pasardhësin e Bajrush Xhemajlit, që dha dorëheqjen pasi u shpall fajtor si shkaktar i një aksidenti në maj 2009-ës në të cilin humbi jetën një person dhe disa të tjerë u lënduan.