E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjeter skandal i Sherbimit Sekret Amerikan

Shërbimi Sekret në SHBA është duke hetuar spekulimet se disa prej agjentëve të tij paguan për striptiste dhe prostituta, përpara një vizite të presidenti Obama në El Salvador në 2011-n.  I njëjti shërbim është përfshirë në një tjetër skandal seksual, gjatë detyrës në Kolumbi. Kongresmeni demokrat, Elijah Cummings, deklaroi se drejtori i Shërbimit Sekret nuk ka zbuluar ende ndonjë provë të besueshme.
Zëdhënësi i Shërbimit Sekret, strukturë paralele me CIA-n, përdori një gjuhë të ngjashme ndërsa deklaroi për “Associated Press”: “Çdo informacion që do të sigurohet dhe do të gjykohet si i besueshëm do të ndiqet në mënyrë të përshtatshme nga shërbimi ynë”. Tetë agjentë kanë lënë shërbimin dhe 12 të tjerë janë në hetim, pasi u vërtetua se ata kishin paguar deri 20 gra, të cilat besohen se janë prostituta, për shërbime seksuale në një hotel në Kartagjenë, Kolumbi. Zedhenesja e Departamentit  Amerikan te Shtetit Victoria Nuland konfirmoi gjithashtu se agjencia e saj është në kërkim histories El Salvador .Raporti  përfshin  akuzat se zyrtarët e ambasadës amerikane kane vizituar klubet e nates.
Senatori Joseph Lieberman tha të enjten se ai ishte i zhgënjyer  nga akuzat e reja Agjentët  e akuzuar ishin pjesë e stafit që parapërgatiti vizitën e Obamës në samitin e vendeve të Amerikës, zhvilluar më parë gjatë prillit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›