E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollande dhe Sarkozi bebat televiziv

Dhjetë ditë përpara mbajtjes së votimeve që do të përcaktojnë se kush do të fitojë mandatin e ri pesë-vjeçar në krye të “Elysse” në Francë, dy kandidatët kryesorë u përballën në një betejë televizive.  Secili prej tyre, iu përgjigj një sërë pyetjesh, të fokusurara tek ekonomia, por edhe politikat e brendshme dhe ajo e jashtme.
Kandidati socialist, Fransua Hollande, i cili u rendit i pari në raundin e parë me më shumë se 28% të preferencave të zgjedhësve, theksoi se Franca “ka nevojë për rritje dhe jo më shumë masa kursimi”. Kësaj deklarate, presidenti actual Nikolas  Sarkozy, i cili në raundin e parë u rendit i dyti me 27%, iu kundërpërgjigj duke thënë se “askush nuk mund të mendojë se rritja do të realizohet nëpërmjet shpenzimit me dorë të lirë”. Sarkozy premtoi që do të reduktojë defiçitin, duke e vendosur nën normën e 3% të PBB-së në vit, duke e ulur deri në zero në 2016-n.  “Sarkozy kishte pesë vjet kohë për të vendosur kontroll mbi bilancet, por nuk e bëri këtë. Nuk mund të ketë asnjë të ardhme nëse vendi nuk rikthehet tek rritja dhe theksi duhet vendosur pikërishrt tek politikat që do të mundësojnë rritjen dhe jo ato që bazohen tek shkurtimet”, u shpreh Hollande.  Traktati i euros, i cili vuri në bashkëpunim teëngushtë Francën dhe Gjermaninë është kundërshtuar mjaft nga favoriti për president Hollande , i cili tha se nëse do të zgjidhet në krye të vendit  do të rishikojë atë .  Pensionet, taksat dhe edukimi ishin të tjera tema debati. Hollande premtoi lehtësim të taksave për klasën e mesme dhe atë të varfër, si dhe krijimin e 60 mijë vendeve të reja të punës në arsim, ndërsa Sarkozy e sulmoi duke thënë se shumë prej premtimeve të tij janë të pazbatueshme dhe kanë vetëm qëllime elektorale. Aktualisht, sondazhet e japin Hollande 8% përpara në zgjedhjet e raundit të dytë, por numri i të pavendosurve dhe paqartësia se për cilin do të votojnë 18% e elektorarit që mbështeti ekstremin e djathtë në raundin e parë e bëjnë garën që të jetë ende e hapur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›