Milot, kamioni në lumë, ndërpritet operacioni i shpëtimit
MAT-
Ndërpritet operacioni, shoferi mbetet i bllokuar
22:17-Pas një ore përpjekje për të shpëtuar shoferin e bllokuar brenda kamionit të tij në lumin Mat, është ndërprerë operacioni për shkak të errësirës. Ndërkohë shoferi Nikollë Nikolli gjendet ende i bllokuar në mjetin e tij. Burime pranë operacinit të shpëtimit bëjnë të ditur që opercacioni do të vazhdojë nesër në mëngjes. Në ndihmë të forcave të shpëtimit do të vijë edhe një helicopter.
Milot, kamioni bie në lumë, shoferi mbetet brenda
21:15- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milot. Një kamion që ishte duke udhëtuar në aksin Milot-Mat ka rënë në lumin e Matit. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka ngecur brenda kamionit cka e bën më të rëndë situatën. Kamioni që ka përfunduar në lumin e Matit ishte me targa të Tiranës dhe drejtohej nga 50 vjecari, Nikollë Nikolli. Edhe forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por ende nuk kanë mundur ta nxjerrin drejtuesin e kamionit jashtë. Bëhet e ditur që, situate e shpëtimit të 50 vjecarit vështirësohet për shkak të prurjeve të shumta të lumit. Nikollë Nikolli ishte punëtor në Milot dhe udhëtonte shpesh në këtë aks, por ende nuk bëhen të ditura shkaqet e këtij aksidenti. Policia është duke vazhduar përpjekjet për të nxjerrë nga lumi shoferin.
(m.a/BalkanWeb)