E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove rikthehet ceshtja e deshmitareve te rreme ne janar do sqarohen deklaratat per trafikim organesh

Prishtine 25 dhjetor NOA-Kater serbet e arrestuar ne qershor te 2009-es do te merren per konfirmim te deshmise se akuzes per transplantim e trafikim organesh ne Kosove.

Me 19 janar 2011 rasti i kater serbeve te arrestuar nen dyshimet e bazuara per blerje te deklaratave te rrema do te rikthehet per konfirmim.

Ky vendim eshte marre nga kolegji i tre gjyqtareve te cilet e kane sjelle ceshtjen per rishqyrtim pasi sipas tyre lirimi i te dyshuarve nuk ka qene nje vendim i drejte.

Ky lajm eshte bere i ditur nga kryeprokurori i qarkut Aleksander Lumezi i cili ka ngritur edhe dyshime se te dyshuarit e ketij rasti kane lidhje me raportin e shumeperfolur te Dick Martit.

Ky vendim vjen gjithashtu si rrjedhoje e rihapjes se ceshtjes per trafikim organesh ne Kosove ku tashme eshte implikuar edhe Kryeministri ne detyre Hashim Thaci.

a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›