E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove, Prokuroriakërkon nga KE provat e Marty

PRISHTINE-Prokuroria e Shtetit të Kosovës kërkon nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, që të gjitha materialet e siguruara nga deputeti i saj Dick Marty për trafiqet e organeve, krimit të organizuar (ku përmendet dhe emri i kryeministrit kosovar Thaci) t`ia dërgojë në kompetencë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Prokuroria e Shtetit e Kosovës, ka siguruar se pohimet e hetuesit Dick Marty do të vlerësohen si informata shumë serioze dhe se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë faktorët relevantë për hetimin e drejtë dhe të paanshëm të informatave dhe të të gjitha pohimeve të prezantuara në raport.

“Prokurorët e kësaj prokurorie janë të përzgjedhur nga vendet me sistemet më të mira dhe më kredibile prokuroriale dhe të dyshohet në paanshmërinë, kapacitet dhe profesionalizmin e tyre për të zgjidhur edhe rastet e krimeve të luftës, duke përfshirë edhe rastin lidhur me pohimet në Raportin e Dick Martit është në radhë të parë fyerje për prokuroritë e atyre shteteve”, thuhet në komunikatën shpërndarë medieve.

Prokuroria e Shtetit rikujton madje se prokurorët e Tribunalit të Hagës në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të Shqipërisë, me ekspertët e Tribunalit dhe me ata shqiptarë, kanë zhvilluar një hetim që ka rezultuar me mosgjetjen e provave për pohimet lidhur me trafikimin me organe njerëzore, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Një pikë ku prokuroria kosovare ka vënë theksin ka qënë dhe fakti, se detyrë për të akuzuar gëzojnë vetëm prokuroritë.
“Vvetëm prokuroritë, si organe kompetente të një shteti apo ato të themeluara për të vepruar pran ëtribunaleve apo gjykatave janë kompetente për të akuzuar një person për kryerjen e një shkeljeje penale dhe se këtë kompetencë nuk e ka askush tjetër”.
Hetimet e raportuesve të parlamenteve, Prokuroria e Shtetit i vlerëson si informacione që duhet dërguar organeve kompetente për ndjekje penale.

(d.b/Express/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›