Zjarri në Los Anxhelos, evakuohen 3 mijë shtëpi
Zjarri, që vetëm dje pasdite shkatërroi tetë mijë hektarë sipërfaqe, po kërcënon gjithashtu edhe sistemin e komunikacionit, përfshi kullat transmetuese të televizioneve dhe radiove. Zjarri, që nisi të mërkurën pasdite në malet Shën Gabriel, filloi dje të përhapet në zonat e banuara nga Pasadena deri në luginën Shën Fernando.
Ndër zonat e evakuuara u përfshi edhe një kodrinë jo shumë larg Laboratorit për Motorët me Shtytje të NASA-s. Zjarri nisi të mërkurën pasdite dhe sipas kapitenit të Departamentit Zjarrfikës në Los Anxhelosit, Mark Savage, vetëm pesë për qind është mundur të vihet nën kontroll.
Zjarrfikësit po përpiqen ta mbajnë zjarrin larg malit Uillson ku janë vendosur transmetuesit e disa televizioneve dhe radiove kryesore gjithashtu edhe kullat që transmetojnë sinjalet e emergjencave.