E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori i OSBE ne Shqiperi viziton lanfillin e Bushatit

Ambasadori i OSBE ne Shqiperi Eugen Volfarth vizitoi sot nga afer landfillin e Bushatit i cili trajton mbeturinat e dy qarqeve Shkoder dhe Lezhe duke shprehur keshtu interesimin qe Organizata per Siguri dhe Bashkepunim Europian po i kushton situates mjedisore dhe asaj te mbeturinave ne Shqiperi.

Ambasadori i OSBE tha se asistenca ne zhvillimin ekologjik dhe menaxhimin e mbeturinave  eshte pjese e asistences qe OSBE ofron ne Shqiperi.

OSBE tha ambasadori Volfarth ofron asistence dhe sigurisht cdo gje kryhet ne perputhje me shtetin e te drejtes gje kjo qe eshte nje ceshtje e rendesishme pasi sic u shpreh ai ka te beje me shendetin e popullates dhe zhvillimin ekologjik te Shqiperise.

I pyetur ne lidhje me debatet e ndezura mes shumices qeverisese dhe opozites pas kthimit nga ana e Presidentit per rishqyrtim ne Parlament te ligjit per menaxhimin e integruar te mbeturinave ambasdadori OSBE tha se kjo eshte nje menyre demokratike qe gjerat te permiresohen.

Ky tha ambasadori i OSBE eshte nje proces demokratik dhe keto hapa jane pjese e ketij procesi qe krijon mundesi per ta rishqyrtuar ne menyre qe gjerat te permiresohen me tej.Shqiperia vazhdoi ai dhe sidomos pjesa veriore e saj  kane bukuri natyrore dhe hapa te tille si landfilli i Bushatit jane te rendesishem per zhvillimin e ketyre bukurive dhe ofrimin e sherbimeve sa me te mira sipas standarteve europiane per komunitetet qe jetojne kety.

Miratimi ne parlament pa votat e opozites i ligjit per menaxhimin e integruar te mbeturinave dhe mosdekretimi i tij nga Presidenrti kane nxitur debate te forta  ne Shqiperi jo vetem mes pozites dhe opozites por edhe ambientalisteve dhe shoqerise civile vecanerisht mbi lejimin apo jo te importit te mbeturinave.

Nderkohe duke perfituar nga prania jashte Tiranes ambasadori i OSBE ne Shqiperi riperseriti mesazhin per nisjen e dialogut mes forcave politike ne Shqiperi kerkese kjo edhe e Raport progresit te BE per Shqiperine.

Ambasadori i OSBE tha se perfitonte nga rasti per te thene edhe nje here se nevojitet dialog dhe se ky dialog mes shumices qeverisese dhe opozites duhet te zhvillohet ne parlament.

Disa nga ligjet tha ai kerkojne miratim me shumice te cilesuar pra 3/5 e votave te deputeteve gje qe kerkon pjesemarrje te opozites. Dhe menyra me e mire per ta arritur kete balance dhe mirekuptim eshte qe te bashkohen ne parlament dhe qe aty te zhvillohet dialogu i nevojshem. Dialog tha ambasadori OSBE do te thote qe palet te levizin pra te hedhin hapa qe shkojne drejt zhvillimit  dhe integerimit te Shqiperise ne BE.

Partite politike nuk duhet te qendrojne ne transhete e tyre por duhet te dalin jashte tyre dhe te vihen ne levizje theksoi ambasadori Volfarth.

Ky ishte edhe mesazhi qe ambasadori i OSBE percolli sot nga Bushati i Shkodres si per shumicen qeverisese ashtu edhe per opoziten mesazh ky qe komuniteti europian vazhdon ta perserise duke e kushtezuar ate me procesin e integrimit te Shqiperise ne BE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›