E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon gjykimi për Aferën Patria

Të hënën në Slloveni ka filluar gjykimi i ish-kryeministrit, Janez Jansa. Ai dhe katër persona të tjerë akuzohen për marrje të ryshfetit për të siguruar kontratën me një kompani finlandeze të pajisjeve ushtarake. Nga Express më 05 shtator 2011 në ora 15:58

Padia kundër ish-kryeministrit Jansa dhe individëve të tjerë të përfshirë, i akuzon ata se në vitin 2006 kanë marrë ryshfet me vlerë prej afro 2.85 milionë dollarësh, me qëllim që të ndihmonin kompaninë shtetërore finlandeze për prodhimin e pajisjeve ushtarake Patria, për të fituar tenderin e shpallur nga Qeveria e Sllovenisë, me vlerë prej 396 milionë dollarësh.

Jansa vazhdimisht i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij. Edhe të hënën ai u tha gazetarëve në Lubjanë se “e tëra është një farsë juridike”, të cilën e cilësoi si një padi të motivuar politikisht.

Ndryshe, ish-kryeministri slloven Jansa e humbi pushtetin në vitin 2008, dhe ai aktualisht i prinë Partisë Demokratike Sllovene, e cila është partia më e fuqishme opozitare në Slloveni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›