E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenerali Dikoviç Kosovën e quan rrezik për sigurinë e Serbisë

Gjendja e sigurisë në Kosovë është e ndjeshme dhe ka rrezik që ajo të ndërlikohet, meqë shumë probleme nuk janë zgjidhur dhe kjo ndikon drejtpërdrejtë në situatën e sigurisë, citon FoNet gjeneralin e ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviç. Sipas tij, ushtria serbe po ndjek të gjitha zhvillimet në rajon që mund të reflektohen në sigurinë e vendit dhe ajo ka bashkëpunim të mirë me fqinjët.
“Sfida më e madhe për sigurinë në Serbi është shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës. Të jeni të sigurt se do të reagojmë në mënyrë adekuate në përputhje me vendimet dhe autorizimet ndaj çdo përpjekje për të eksportuar krizën nga kjo krahinë” thekson Dikoviç.
Ai tha se ushtria serbe e ka gati planin e parandalimit të krizës dhe aftësinë që t`i përgjigjet rolit të vet kushtetues.
“Ka mundësi të bëhen përpjekje për eksportimin e destabilitetit në hapësirat e Serbisë qendrore, por kemi forcë e aftësi të pengojmë përpjekje të tilla dhe t`i mbrojmë qytetarët”, shton Dikoviç.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›