Siri, kreu i opozitës jep dorëheqjen

Burhan Ghalioun, i cili u rizgjodh si lider i KKS-së të martën, tha se do të dorëhiqet sapo të gjejë një zëvendësues.
Këshillit Kombëtar i Sirisë u formua vitin e kaluar për të prezantuar një front të bashkuar në luftën kundër Asadit por është përçarë gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës.
“Nuk mund t’ia lejoj vetes të jem kandidati i përçarjes. Nuk jam i lidhur me postin kështu që shpall vendimin tim për t’u tërhequr menjëherë sapo të zgjidhet një tjetër person, qoftë me konsesus qoftë me zgjedhje të parakohshme”, tha Ghalioun në një komunikatë të publikuar nga “AFP”-ja./Start/F. P/
2012-05-17 18:49