E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, serbët ndalojnë KFOR-in në Zveçan

Serbët kanë bllokuar sot kalimin e automjeteve të KFOR-it në Zveçan, të cilat ishin nisur drejt vendkalimit kufitar Jarinjë.
 

Ndalimi i autokolonës të KFOR-it është ndaluar rreth orës 05.00 të mëngjesit, me arsyetimin se nuk lejohet sipas marrëveshjes që të kalojnë mjete dhe makineri të rënda transportuese.
 

Pasi janë ndaluar nga serbët, trupat e KFOR-it janë kthyer në drejtim të Mitrovicës Jugore.
 

KFOR-i nga ana tjetër, ka bërë të ditur se mjetet dhe makineria e rëndë ishte dedikuar për të sanuar urën në Lozhishtë në rrugën midis Zveçanit dhe Leposaviçit, e cila të çon drejt Jarinjës.
 

KFOR-i nëpërmjet një deklarate për shtyp ka përsëritur kërkesën për lirimin e rrugëve për të bërë të mundur lëvizjen e automjeteve të tij, përfshirë edhe makineritë e rënda.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›