Tirana si më duket
Thoma Stini
Arkitekt nga Vjena
Përmes lenteve tona të www.urbanlegend.eu qyteti i Tiranës ka karakteristikat e veta. Është kaotik, i gjallë dhe imponues, megjithëse vëzhguesit i duhet pak kohë ta kuptojë nëse ka arritur ta kapë. Shumë elemente të ndryshëm e gjejnë vendin e tyre në rrugët e Tiranës dhe nga copëza krijohet një mozaik. Gjurmë migrimi, nisjeje dhe kthimi në shtëpi, mund të gjenden në mjedisnin urban të Tiranës. Koncepte të reja dhe të paprekshme u kthyen për ti dhënë formë pamjes dhe të rifreskonin pamjen e pluhurosur. Makina të bukura me numrat e targave të tyre ndërkombëtare nga e gjithë Europa lundrojnë nëpër qytet dhe vizatojnë një skemë të migrimit, që Shqipëria ka kaluar në dekadën e fundit. Rroba të dorës së dytë, të blera apo të mbledhura përgjatë gjithë Europës nga komuniteti rom dekorojnë plot ngjyra rrugët e Tiranës dhe tregjet e saj. Kjo paraqet një vlerë përfitimesh dhe nevojash dhe karakterizon sjelljen e shoqërisë dhe skamjen e saj. Shembuj të tjerë dallohen lehtësisht. Për shembull, ndërtesa që janë ngritur në një mënyrë arbitrare, të parsyeshme nga materilee ndërtimi. Kuzhina vendase është shumë e pasur dhe e ndikuar nga shumë kultura.
Tirana më duket si një fuçi me kapacitet të madh. Shumëkush, shumë gjëra e kanë gjetur veten në Tiranë. Do ta gjejnë pozicionin e tyre dhe do shkrihen me shumllojshmërinë, strukturën e përshtatshme të qytetit. Poshtë në jug të Europës, lumi i të mirave materiale, kulturës dhe makinat rrjedhin sipas një kodi shqiptar, i cili e filtron shijen vendase dhe mbulon nevojat e saj. Disa përshaten, disa transformohen. Historia e Tiranës nuk është treguar siç duhet. Shumë faqe janë gati për tu mbushur. Jam i lumtur që jam i aftë ti dokumentoj disa prej tyre.