E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, shënohet rasti i parë me gripin e derrave

PRISHTINE - Në Kosovë është konfirmuar rasti i pare i virusit A/ H1N1, i njohur si gripi i derrave, ka konfirmuar një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. "Personi me virus arriti në Kosovë nga Britania e Madhe, pak ditë më parë", tha Sami Uka nga OBSH.

Gjendja e pacientit aktualisht është e mirë , shtoi ai. Zyrtarët shendetesore kosovarë po shikojnë nëse edhe anëtarë të tjerë të familjes janë te prekur nga ky virus.

Kosova ishte vendi i fundit në Ballkan ku nuk ishte shënuar prania e këtij virusi.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›