E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, shënohet viktima e tretë nga A/H1N1

PRISHTINE- Shkon në 3 numri i të vdekurve nga gripi i derrit në Kosovë. Një 38 vjecare ka humbur jetën mbrëmë në Prishtinë. Pacienti që ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë është femër nga rajoni i Gjakovës, Nga zyrtarë të Ministrisë e Shëndetësisë bëhet e ditur se a viktima është infektuar me gripin e derrave, ndërkohë që ishte prekur edhe nga gripi i zakonshëm.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se janë në pritje të rezultatit të analizave që janë duke u bërë në Laboratorin e Institutit në Prishtinë

Ndërkohë që as vaksinimi i punëtorëve shëndetësor nuk ka filluar ashtu siç është paralajmëruar nga MSH. Sipas burimeve të RTK-së disa mjekë po hezitojnë të vaksinohen dhe deri me tani asnjë nga personeli mjekësor nuk është vaksinuar.
Dje në Kosovë kanë arritur 5 mijë vaksina kundër gripit të derrave,donacion nga Turqia, ku janë të vendosura në frigoriferët e Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›