Widhers: Policia e Shtetit shqiptar përballet cdo ditë me rreziqe
TIRANE- Qeveria amerikne i dhuroi sot policisë shqiptare pajisje që mbështesin programe trajnuese të forcave të policisë së shtetit. “Policia e Shtetit Shqiptar përballet çdo ditë e më shumë me të njëjtat rreziqe me të cilat përballet edhe zbatimi i ligjit anekënd botës, ndërsa gjendet në rrezik kërcënues në mënyrë të përditëshme për të mbrojtur publikun,” është shprehur gjatë ceremonisë Ambasadori amerikan Withers. Këto donacione, tha Z.Withers, janë menduar për të mbështetur programet e rëndësishme të trajnimit që po zbatohen brenda Policisë së Shtetit, si për trajnimin bazë, ashtu edhe për atë të përparuar dhe të specializuar.
Përveç këtyre paisjeve, Z.Withers bëri të ditur se "Qeveria Amerikane ka mbështetur një pjesë të shpenzimeve për rinovimin e materjaleve të nevojshme për përmirësimin e palestrës sportive për trajnimet e taktikave mbrojtëse në Qendrën e Formimit Policor ."
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha vlerësoi të rëndësishme ndihmën e vazhdueshme që Qeveria Amerikane vazhdon t'i japë Policisë së Shtetit në rrugën e saj drejt standarteve Euro – Atlantike.
(m.a/News24/BalkanWeb)