Tragjedia në Berat, 2 motrat përcillen për në banesën e fundit
BERAT- Pas tragjedisë së djeshme në Berat, ky dy vajzat e familjes Kaja humbën jetën pas shpërthimit të bombulës së gazit dhe 3 pjestarët e tjerë të familjes u plagosën rëndë, sot pranë familjes kanë mbërritur ngushëllimet si nga të afërmit ashtu edhe nga zyrtarë qendore e vendorë.
Ngushullimet kanë nisur pranë banesës së Mitat Kajos, vëllai i kryefamiljarit Artur Kajo, që në orët e para të ditës së sotme dhe kanë vijuar deri në orën 13:00, orë në të cilën dy vajzat Kelima dhe Megi, 15 dhe 5 vjeçe janë përciellë për në banesën e fundit.
Kelmina dhe Megi humbën jetën në orët e para të ditës së diel si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ndërsa dy motrat flinin në katin e parë të banesës.
Babai Arutr Kaja, vëllai 12 vjec Ylsioni dhe nëna e fëmijëve u plagosën gjatë kohës që rendnin për të shpëtuar vajzat, por mundën të shpëtonin vetëm binjaken e Megit, ndërsa mbetën të plagosur rëndë nga kjo ngjarje.
(e.n/news24/BalkanWeb)