E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma në ushtri, Imami kërkon mbështetje financiare

TIRANE- Ministri i Mbrojtjes , Arben Imami kërkon mbështetje të mëtejshme financiare për të realizuar reformën në ushtrinë shqiptare. Gjatë disktuimit të buxhtit në komisonin e sigurisë ministri Imami tha se për të kalur nivelin e një ushtrie të NATO-s duhet mbështetje e fortë financiare. Një ushtar profesionist shqiptar, sipas Ministrit të Mbrojtjes, bashkë me të gjitha vështirësitë e mundshme, paguhet maksimalisht 28 mijë lekë.

“Ushtria po përpiqet të arrijë standardet e NATO-s. E gjithë kjo sigurisht që kërkon mbështetje buxhetore. Paga për një ushtar profesionist , me vështirësitë maksimale është 28 mijë lekë. Pa një rritje substanciale të pagave nuk do të jetë e mundur kryerja e një reforme të plotë dhe serioze.” theksoi Imami.

Shqipëria u anëtarësua në aleancën më të fuqishme politike dhe ushtarake në prill të vitit 2008 ndërkohë që kushtet dhe pagesa për ushtarët profesionistë mbetet ende shumë larg nivelit të ushtrive anëtare të NATO-s. Krahasuar me pagesën mesatare të ushtarëve profesionistë llogaritet që shqiptarët të paguhen sa 1/10 e vlerës me të cilën paguhen ushtarët në vendet e tjera, pagesë që shkon deri në 2000 dollarë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›