Kuvend, Deda:Megafarma fshehkorrupsionin e 2 ministrave
TIRANË- Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka mbajtur një interpelancë për arritjet e dikasterit që drejton. Menjëherë pas tij e ka marrë fjalën deputeti i PS, Eltar Deda, i cili ka akuzuar ministrin Vasili se fituesit e tenderave në spitale bëhen sipas preferencave të tij klientaliste.
Deputeti Deda, përmend kompaninë Megafarma, e cila sipas tij është fituesja e tenderave në spitale. “Megafarma është kompania e rrethit të familjes së Vasilit. Tenderat fitohen nga kjo kompani”, - shton Deda.
Deda shkon më tej sa akuzon edhe ministrin Prifti, duke deklaruar se “Megafarma ka blerë aksionet e Priftit”, e ndërsa tani sipas tij, përzgjidhet nga ministri Vasili, duke theksuar se kjo kompani fsheh “korrupsionin e 2 ministrave”.
(m.a/BalkanWeb)