E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi shkarkon zv/ministrin e Transportit, Dedaj

"Këtë vendim Kryeministri Thaçi e ka marrë, bazuar në konkluzionet e kontrolleve nga organet kompetente, që flasin për keqpërdorimet dhe keq menaxhimin që Dedaj ka bërë gjatë periudhës kur ka ushtruar detyrën e zv/ministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale", njofton zyra e kryeministrit kosovar.

Ky veprim i Kryeministrit Thaçi vjen në vazhdën e luftës së pa kompromis ndaj korrupsionit, dukurive negative dhe është në funksion të fuqizimit të qeverisjes së mirë, transparente dhe efektive, në shërbim të interesave të qytetarëve të vendit", bën të ditur njoftimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›