E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkeljet e qarkullimit rrugor, katërfishohen gjobat

Drejtuesit e mjeteve që shkelin kufijtë maksimal të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/h, nga maksimumi 2 mijë lekë që u gjobisnin, tani do të gjobiten nga 2-8 mijë lekë.

Drejtuesit që e kalojnë shpejtësinë me jo më shumë se 20 km/h, nga 1-4 mijë lekë gjobë që ishte, tani do të gjobiten me 4-16 mijë lekë.

Cilido që shkel rregullat e përparësisë, si për shembull në kryqëzime apo për sensin djathtas do të marrë sipas kodit të ri gjobën 2-8 mijë lekë, ndërsa maksimumi i gjobës me kodin e vjetër ishte 2 mijë lekë.

Për shoferët që shkelin sinjalistikën apo nuk ecin sipas orientimit të policisë, do të gjobiten 2-8 mijë lekë, ndërsa gjoba e vjetër ishte 2 mijë lekë.

Po kështu, katërfishimi i gjobës nga 2 mijë lekë deri në 8 mijë lekë është edhe për parakalimet e gabuara, përdorimi pa vend i ndryshimit të sinjalizimit, etj.

Gjoba të kripura do të vendosen edhe për shoferët që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur. Ajo ishte maksimumi 10 mijë lekë, dhe tani bëhet nga minimumi 10 mijë lekë në maksimumi 40 mijë lekë.

Për ata që nuk ndalojnë pas aksidentit, kur ai është vetëm me dëme materiale, gjoba shkon 4-16 mijë lekë, dhe pezullim të lejes së drejtimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›