E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, shpallen rezultatet përfundimtare të regjistrimit

Në Kosovë pritet të shpallen sot rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, të realizuar në vitin 2011.
 

Rezultatet do të publikohen në konferencën ndërkombëtare “Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë”, që mbahet në Prishtinë dhe organizohet nga Agjencia për Statistika e Kosovës dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
 

Përveç paraqitjes së raportit të plotë dhe të detajuar për regjistrimin, mësohet se në konferencë do të mbajnë fjalën zyrtarë të lartë të Eurostat-it, të Divizionit për Statistika të Kombeve të Bashkuara, zyrtarë të Kosovës dhe të zyrës së BE-së.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›