LDK dhe AAK Jo zgjedhje te parakohshme
Dy partite Lidhja Demokratike e Kosoves dhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves jane shprehur kunder opsionit te zgjedhjeve te parakohshme.
LDK-ja ende nuk ka menduar per kete proces ka deklaruar perfaqesuesi i partise se koalicionit qeverises Eqrem Kryeziu.
Ne te njejten linje eshte shprehur edhe perfaqesuesi i AAK-se Naim Maloku i cili ka theksuar se partia e Haradinajt nuk eshte e gatshme per kete hap.
Dy partite i shprehen qendrimet e tyre pas mbledhjes se kryesise se Kuvendit te Kosoves ku u shqyrtuan disa projektligje.
Opsioni i zgjedhjeve te parakohshme doli pas doreheqjes se Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit pas konstatimit te gjykates se kishte shkelur Kushtetuten.