Milloshoski-Ki Moon diskutojne per emrin

Sekretari i pergjithshem i OKB-se Ban Ki Moon ka pritur mbreme ne nje takim ministrin e Jashtem maqedonas Antonio Milloshoski me te cilin ka biseduar per ceshtjen e emrit.
Sipas raportimeve te mediave maqedonase Milloshoski i ka konfirmuar numrit 1 te Kombeve te Bashkuara angazhimin e Shkupit per zgjidhjen sa me shpejt te kontestit me Greqine.
Ne jemi te perkushtuar per gjetjen sa me shpejt te nje kompromisi dhe per arritjen e nje zgjidhjeje me dinjitet ka deklaruar Milloshoski.
Nga ana e tij Ki Moon ka vleresuar progresin e Maqedonise ne kuader te implementimit te sfidave te mijevjecarit. Ai ka vleresuar gjithashtu edhe kontributin e Maqedonise ne misionet paqeruajtese nderkombetare.