E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB, Këshilli i Sigurimit debaton për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara debaton sot për zhvillimet në Kosovë.

Me këtë rast pritet të diskutohet për raportin më të ri të Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Mun, në të cilin ai vlerëson se zhvillimet në pjesën veriore të Kosovës, mund ta destabilizojnë rajonin e Ballkanit.

“Ndërsa problemet në portat 1 dhe 31 mbesin të pazgjidhura dhe ndërsa çështjet e lidhura me sundimin e ligjit ngatërrohen me çështjet e statusit, në terren ekziston rreziku i shpërthimit të dhunës”, thuhet, mes të tjerash, në raportin e Ban Ki-Munit.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili, siç ka njoftuar zyra e tij, do ta “dënoj dhunën e ushtruar ndaj ushtarëve të KFOR-it, nga strukturat paralele në veri”.

Në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën merr pjesë edhe shefi i Misionit të Komeve të Bashkuara në Kosovë, Farid Zarif, dhe Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›