Kosovë, sot nisprocesi i rinumërimittë votave
PRISHTINE- Në Kosovë nis sot procesi i rinumërimit të votave, pas vendimi të KQZ për rinumërim në 760 qendra votimi. Në një njoftim për mediat komisioni qendror ë zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se deri në fund të vitit që shkoi u krye rinumërimi në 543 qendra votimi, ndërsa kanë mbetur ende 217 qendra votimi për tu rinumëruar. Pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit në Kosove Komisioni Qendor i Zgjedhjeve vendosi rinumërimin në 760 qendra votimi për shkak të parregullsive që u vërejtën gjatë këtij procesi si dhe ankesave të partive të ndryshme politike. Sipas zyrtareve të KQZ, ky proces që rinis sot pas pushimeve të fundvitit, pritet të mbyllet më 4 janar.
Megjithatë, përfaqësuesi i Aleancës Kosova e Re në KQZ, Fadil Maloku, ka deklaruar se rinumërimi i votave po zvarritet si pasoje pushimeve të shumta. Ai i bëri thirrje prokurorisë që të nisë procedurat ndaj atyre që ai i cilësoi si prishës të zgjedhjeve në disa komuna. Maloku vlerësoi dikush duhet të dënohet për parregullsitë që janë vërejtur në procesin e zgjedhjeve të përgjithshme të cilat u mbajtën më 12 dhjetor. Ndërkaq tjetër vendim, që më 31 dhjetor të vitit që lamë pas ishte dhe akreditimi i 1075 vëzhguesve për zgjedhjet e 9 Janarit, në 5 komunat ku do të përsëritet procesi i votimit.
(m.a/News24/BalkanWeb)