Viti i Ri 2011-tëu festua edhenë Kosovë
PRISHTINË- Në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës, ndërrimi i viteve është pritur nëpër sheshe pavarësisht temperaturave të ulta. Disa qindra qytetare priten Vitin e Ri 2011 në Prishtinë me dritën e fishekzjarrëve, por nuk munguan edhe ata që festuan në restorante, shtëpi e ambiente të tjera.
Si pasojë e fishekzjarrëve dhe armëve të zjarrit janë amputuar gishtërinj të disa personave në Qendrën Emergjente të QKUK-së gjatë natës së Vitit të Ri, transmetojnë mediat kosovare.
Mjekja e Qendrës Emergjente, Haxhere Dervishi, ka thënë se kryesisht rastet e para të personave të lënduar janë nga mjetet piroteknike dhe ata kanë amputim të gishtërinjve, djegie të lëkurës dhe lëndime të sipërfaqes së fytyrës.
Fëmija i parë i 2011-tës është djalë dhe lindi pesë minuta pas mesnate në Qendrën Klinike Universitare të Kosoves në Prishtinë. Ky fëmijë ka lindur shëndosh e mirë, ndërsa emri i tij është Omer Selmani.
(m.a/BalkanWeb)