E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stabilizohet indeksi FAO cmimi i ushqimeve mbetet ne te njejtin nivel

Pas 8 muajve në radhë në rritje më në fund, indeksi botëror i ushqimeve, mbetet në të njëjtin nivel.

FAO ka bërë me dije se, në muajin e kaluar, reduktimi i çmimit të disa prej produkteve të shportës së ushqimeve, ka ekuilibruar rritjen e përgjithshme të çmimeve.

Gjithashtu, FAO ka raportuar se, zhvlerësimi i vlerës së dollarit në tregjet monetare dhe rritja e çmimit të naftës, janë kontribuuesit kryesorë në rritjen e çmimit të lëndëve të para ushqimore dhe në veçanti të drithërave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›