E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obamauron Kosovën: Miqësiajonë do forcohet

WASHINGTON- "Bashkohem me të gjithë amerikanët për të shprehur urimet e mia më të mira për të gjithë ata që po festojnë Ditën e Pavarësisë së Kosovës." Kështu nis mesazhi i urimit i Presidentit Barak Obama për Kosovën në përvjetorin e tretë të pavarësisë.
Për presidentin amerikan "Është kjo koha për të reflektuar për betejën e gjatë të Kosovës për pavarësinë dhe për të hedhur vështrimin drejt një të ardhmjeje më të sigurtë dhe më të begatë për të gjithë qytetarët e Kosovës.”

“Në Amerikë- vazhdon mesazhi i presidentit Obama - ata që kanë lidhje familjare në Kosovë mund të ndjehen krenarë për përparimin e jashtëzakonshëm që vendi ka bërë në tre vjetët e parë të pavarësisë.”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbyll mesazhin e urimit me besimin “se miqësia mes vendeve tona do të vazhdojë të rritet edhe në vitet e ardhëshme."- (s.g/voa
(s.g/voa/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›