Mamurras, grabitet me armë argjendaria

Dy persona me maskë kanë grabitur me armë një argjendari. Ngjarja ka ndodhur diten e sotme në një argjendari në Mamurras.
Sipas dëshmisë së shitëses së dyqanit, Tixhe Ajazi, kanë qënë 2 persona të maskuar dhe të pajisur me automatik, te cilet kanë kryer grabitjen, e duke vjedhur një sasi të konsiderueshme bizhuterish.
Mësohet se grabitësit kanë vjedhur bizhuteritë e argjenderisë dhe janë larguar në drejtim të paditur.
Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur forcat e policisë. Nga burimet e uniformave blu, mësohet se ende është e paqartë vlera e bizhuterive që dy personat e paidentifikuar kanë grabitur, ndërkohë, ka nisur menjëherë punën për identifikimin e grabitësve si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkaq, para shtatë muajsh, e njëjta argjendari është grabitur.