E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, temperaturat minus 22 gradë celcius

PRISHTINË- Kosova mbrëmjen e kaluar, regjistroi natën më të ftohtë të këtij dimri, ku temperaturat më të ulta në vendet e larta malore ishin minus 22 gradë, kurse në ultësira deri në minus 20 gradë celcius.

"Temperaturat e natës së mbrëmshme ishin më të ulëtat gjatë këtij dimri, kurse sipas matjeve tona, ditëve dhe javëve në vazhdim ato do të jenë më të larta", tha për median drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj.

Në Kosovë, nga e enjtja pritet të ketë edhe reshje të reja të dëborës, por jo me intensitetin e javës së shkuar, kur trashësia arriti deri në rreth dy metra.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›