E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kleçka”, avokatët e Limaj: Prokurori Salustro të merret dëshmitar

PRISHTINË- Procesi gjyqësor për rastin “Kleçka” është shtyrë për ditën e hënë, pas këmbënguljes së avokatëve mbrojtës së Fatmir Limaj.

Pala mbrojtëse ka paraqitur kërkesën për largimin e prokurorit , Mauricio Salustro nga ky rast, me pretendimin se ka ka urdhëruar dëshmitarin Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari ‘X’, të nënshkruajë dokumente në gjuhën angleze, pa ditur se çfarë kishte në to.

Avokatët e Fatmir Limaj, kanë kërkuar që prokurori Salustro të merret si dëshmitar i rastit në këtë proces, pasi ndaj tij ka akuza shumë serioze, ndërkohë që prokurori nuk i është përgjigjur kërkesës me pretendimin se gëzon imunitet.

Procedura e gjykimit të deputetit Fatmir Limaj dhe nëntë ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - që të gjithë të akuzuar për krime kundër popullatës civile gjatë luftës më 1999, në atë që njihet si "rasti Kleçka", ka nisur ditën e hënë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›