E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Ekonomia amerikane po rimëkëmbet

SHBA- Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se ekonomia amerikane duket se po rimëkëmbet. Në intervistën e tij të parë përmes rrjetit Google Plus, shefi Shtëpisë së Bardhë i është përgjigjur shumë pyetjeve që janë votuar më së shumti në YouTube.

Qëllimi ishte që të bëheshin pyetje në lidhje me fjalimin e javës së kaluar të Obamës.
“Ne po fillojmë të shohim disa shenja se ekonomia po e merr veten. Kemi krijuar 3 milionë vende pune në 22 muajt e kaluar dhe kemi parë rritjen më të madhe në prodhimtari, që nga vitet nëntëdhjete, por mbetet edhe shumë për t’u bërë”,-deklaroi Obama.

Presidenti i SHBA ka folur edhe për sulmet me avionet amerikanë pa pilotë në Pakistan. Lideri amerikan ka thënë se sulmet e tilla kanë në shënjestër terroristët që duan t’i bëjnë keq amerikanëve dhe se nga to nuk janë shkaktuar viktima në masë të madhe.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›