E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të grabiste, pronarët e dyqanit e godasin për vdekje

TIRANE-TIRANE-Tentoi të grabisë një dyqan, por pronarët e godasin për vdekje grabitësin. Kjo është ngjarja që u shënua sot pasdite rrreth ores 18:10 minuta, pranë tregut ‘Cam’ tek 'Rruga e Kavajes',  në Tiranë.

Burime konfidenciale nga policia e Tiranës bëjnë të ditur për TVNews24 se viktima është i riu, Klajdi Metko, 25 vjec, me banim ne Tirane. 
Dyshohet se i riu ka hyrë në një nga dyqanet e tregut ‘Cam’ me synim grabitjen dhe se 2 prej pronarëve të biznesit e kanë pikasur dhe mes tyre ka patur nje perleshje. Mesohet se pronaret e kanë qëlluar për vdekje me sende të forta grabitesin. Tek trupi i viktimes u pikasen plage ne trup e koke, ku keto te fundit rezultuan fatale per 25-vjecarin.
Policia aktualisht ka shoqëruar 2 pronarët e dyqanit. Behet e ditur se viktima ehste nje person i njohur nga strukturat e policise pasi ishte arrestuar disa here te tjera per vepra te ndyrshme penale.

(d.b/BalkanWeb)

Lidhje te tjera FOTO: Tentoi të grabiste, pronarët e dyqanit e godasin për vdekje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›