E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, situatë problematike në disa akse rrugore

TIRANË- Ndërsa vendi është “mbërthyer” nga temperaturat e ulëta, situata paraqitet problematike në disa akse te vendit.

Probleme ka në veri të vendit, ku akset Topojan-Shishtavec dhe Aras-Lurë janë të bllokuara, ndërsa në akset Topojan-Kukës, Ujmisht - Lusen - Bushtricë-Kala , Shëmri - Qafë Shllak, kalohet vetëm me zixhirë. Të rrezikshme paraqiten akset Peshkopi - Sllovë - Kala e Dodës, Reç - Zall - Dardhë - Aras - Muhurr - Peshkopi, ku si pasojë e akullit ka vështirësi në qarkullim edhe me zinxhirë.

Po ashtu akset Bulqizë - Shupenz - Ostren dhe Stëblevë - Librazhd janë të kalueshme me zinxhirë. E njëjta situatë edhe në zonat e thella në Malesinë e Madhe.

Lejohet kalimi vetëm me zinxhirë në akset Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak, Qafë Mali - Dardhë dhe Fushë Arrës - Iballë në Pukë si dhe në akset Korçë - Qafa e Qarrit, Korçë - Boboshticë - Dardhë dhe Korçë - Voskopojë. Ndërsa, vështirësi qarkullimi edhe me zinxhirë në aksin Librazhd - Bulqizë. Ndërkaq, në segmentin Vlorë - Llogora, kerkohet përdorimi i zinxhirëve gjatë natës dhe në mëngjes.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›